15:53 / E Diele, 07 Maj 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet në tre ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para në tre ndeshjet e javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi i javës që po zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Ballkanit, pjesa e parë është mbyllur me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Meriton Korenica shënoi golin e epërsisë për Ballkanin në minutën e 11-të, ndërsa Muharrem Jashari barazoi shifrat dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Në dy ndeshjet tjera, Prishtina – Gjilani dhe Llapi – Ferizaji, pjesët e para u mbyllen me rezultat të barabartë 0-0./IndeksOnline/