16:49 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës që po zhvillohen nga ora 16:00.

Pas 45 minutash lojë, Vushtrria është në epërsi si mysafir i Ferizajit me rezultat 0-1, shkruan Indeksonline.

Golin për skuadrën e inkuadruar këtë sezon në Superligë e shënoi De Agusto në minutën e 34-të.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në Prishtinë, Flamurtari është duke fituar 2-0 ndaj Dukagjinit.

Golat për Flamurtarin i realizuan Festim Krasniqi në minutën e 10-të dhe Talovic në minutën e 25-të. /IndeksOnline/