Përfundojnë pjesët e para në Bundesligë: Werderi i Rashicës afër të bie nga liga

Kanë përfunduar pjesët e para në 9 ndeshje të Bundesligës që po zhvillohen.
Vëmendja është tek debi Leipzig-Dortmund, ku mysafirët pas 45 minutave janë duke shënuar fitore me rezultat 0:1, me golin e Haaland, transmeton Indeksonline.
Kampioni i këtij sezoni, Bayern Munchen është duke shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër Freiburg në pjesën e parë.
Kurse në luftën për mbijetesë, Werder Bermeni i Rashicës po pëson humbje nga Mainz me rezultat 2:0.
Në rast se pëson humbje sot, Bermen veç se mund ta cilësoj vetën në Bundesliga 2. Rashica është në bankë rezervë.
Ndërsa Dusseldorfi i Valon Berishës është duke barazuar me rezultat 1:1. Në rast barazimi, ata e dalin 2 pikë para Werderit.
Nëse mbesin në pozitën e 16-të, Dusseldorf do të luaj në barazh për të siguruar mbijetesën./Indeksonline/
