Përfundojnë pjesët e para në dy gjysmëfinalet, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në Skenderaj, Prishtina është duke fituar me rezultat 0-2 ndaj Drenicës dhe kualifikimi për finale është i sigurt për skuadrën e Armend Dallkut.
Golat për kryeqytetasit i shënuan Leonit Abazi në minutën e 27-të dhe Endrit Krasniqi në minutën e 33-të nga penalltia.
Në Drenas, Ballkani është duke fituar me rezultat 0-1 ndaj Feronikelit.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mirlind Daku në minutën e 27-të të takimit.
Për kualifikim, Nikli duhet të shënoj të paktën edhe dy gola. /IndeksOnline/