75 Mall Live Search
19:35 / E Martë, 14 Shtator 2021 / C E

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve që po zhvillohen nga ora 18:45.

Manchester United është në epërsi me rezultat minimal ndaj skuadrës zvicerane Young Boys.

Golin e vetëm deri më tani në ndeshje e ka shënuar Cristiano Ronaldo në minutën e 14-të.

United është duke luajtur me 10 lojtar nga minuta e 35-të pas ndëshkimit me të kuq të Ëan-Bissakas.

Në ndeshjen tjetër, Sevilla she Salzburg po barazojnë me rezultat 1-1.

Për austriakët realizoi Sucic në minutën e 21-të derisa për spanjollët Rakitic në minutën e 42-të.

Salzburgu humbi dy penallti gjatë pjesës së parë. /IndeksOnline/