Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiuminin me bari sintetin në Ferizaj, Drenica ka skuar në pushim me epërsi prej një goli, shkruan IndeksOnline.
Golin për skuadrën nga Skenderaji e ka shënuar futbollisti Agim Zeka në minutën e 37-të.
Ndeshja tjetër e cila po zhvillohet në stadiumin ”Liman Gegaj”, mes Malishevës dhe Trepçës ’89, pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0./IndeksOnline/