Përfundojnë pjesët e para në Superligën e Kosovës: Vëmendja në Llap, referi bëhet protagonistë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotshme të Superligës së Kosovës.
Në ndeshjen Vushtrria-Prishtina, protagonistë ishte sulmuesi nga Nigeria, Otto John.
Futbollisti i Prishtinës arriti që dy herë ta dënoi portierin Prince të Vushtrrisë, transmeton Indeksonline.
Rezultati pas 45 minutave është 0:2 në të mirë të kryeqytetasve.

Por, në ndeshjen Llapi-Drenic, në protagonistë u shndërrua referi, Besfort Kosumi.
Fillimisht akordoi një penallti për Drenicë, të cilën ne gol e konkretizoi Shillova.
Pastaj në fund të pjesës së parë, ai referoi për një gol të pa qenë të Drenicës.
Shillova në fund të pjesës së parë në një aksion arriti ta godasë topin me kokë, por Nava arriti ta presë atë.
Por, sipas Kosumit topi e kishte kaluar vijën edhe pse në fotografi shihet qartë se topi nuk e kishte kaluar.
Rezultati momental është 0:2 në të mirë të skuadrës së Drenicës./Indeksonline/
