75 Mall Live Search
15:51 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para në tre ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të javës së 27-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ballkanit ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Meriton Korenica shënoi golin e epërsisë në minutën e 19-të.

Në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Trepça ’89 po avanson 1-0 kundër Prishtinës me golin Ardian Mujës që shënoi në minutën e 29-të.

Në ndeshjen Llapi – Malisheva, rezultati i pjesës së parë është i barabartë 0-0./IndeksOnline/