17:50 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës që po zhvillohen nga ora 17:00.

Në Skenderaj janë shënuar katër gola, ku Drenica dhe Trepça ’89 po barazojnë me rezultat 2-2.

Për vendasit golat i shënuan Shillova (16′) dhe Hyseni (20′) derisa për mysafirët realizuan Avdyli (7′) dhe Hoti (28′).

Në Prishtinë, Flamurtari është duke fituar ndaj Ferizajt me rezultat 1-0.

Golin e vetëm deri më tani e ka shënuar Kelmendi në minutën e 43-të nga penalltia.

Në ndeshjen në mes të Dritës dhe Dukagjinit rezultati është 0-0. /IndeksOnline/