Përfundojnë pjesët e para: Prishtina në epërsi, Ballkani pa ide në lojë!

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Prishtina është duke e mposhtur Ballkanin në 45 minutat e para, transmeton Indeksonline.
Ishte Otto John që në minutën e 34-të arriti të tund portën e Ballkanit dhe ta kaloj në epërsi Prishtinën.
Në ndeshjet tjera, Gjilani është duke e mposhtur Besën me rezultat 1:0. De Paul shënoj autogol në fund të pjesës së parë.
Kurse, Drenica-Trepça 89 është 0:0 pas 45 minutave. Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në Art Motion./Indeksonline/