Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të xhiros së 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Llapit është duke e shkatërruar Dritën me rezultat 4-1, ndërsa rezultati i pjesës së parë në ndeshjen mes Gjilanit dhe Dukagjinit, është i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.
Për Llapin golashenues ishin Fazliu, Neto, Shabani dhe Rivera, ndërsa për Dritën shënoi Simonovski./IndeksOnline/