75 Mall Live Search
15:51 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 6-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapi ka shkuar në pushim me epërsi 2-0 ndaj Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Muhamet Hyseni i dha epërsinë Llapit në minutën e 19-të, ndërsa Granit Jashari shënoi golin e dytë në minutën e 35-të.

Në ndeshjen tjetër mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës, pjesa e parë përfundoi me barazim 0-0./IndeksOnline/