75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 17 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Ballkani – Prishtina dhe Liria – Llapi

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së 18-të në Superligën e Kosovës.

Në derbin e javës mes Ballkanit dhe Prishtinës, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 si mysafir i Lirisë.

Golin për skuadrën nga Podujeva e ka shënuar Muhamet Hyseini./IndeksOnline/