Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Drita – Malisheva dhe Drenica – Prishtina
Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Dritës, ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Malishevës, ku golin e shënoi futbollisti Blerton Sheji.
Me rezultat të njëjtë përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes Drenica – Prishtina, ku golashenues për skuadrën nga Skenderaj, ishte braziliani Ronaldo./IndeksOnline/

