Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Llapi-Drita dhe Ballkani Prishtina

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj liderit aktual të tabelës, Dritës, shkruan IndeksOnline.
Golashenues ishte Ardit Tahiri, duke shëbuar në minutën e 17-të.
Në ndeshjen tjetër mes Ballkanit dhe Prishtinës, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0./IndeksOnline/