75 Mall Live Search
13:53 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Malisheva – Prishtina dhe Feronikeli ’74 – Drita

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së 9-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin ”Liman Gegaj” në Malishevë, pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Prishtina, ka përfunduar me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Drilon Hazrollaj kaloi skuadrën vendase në epërsi qysh në minutën e 3-të, ndërsa pas katër minutave bardheklatërit barazuan shifrat me golin e Sunday Akinbule.

Në ndeshjen tjetër mes Feronikelit ’74 dhe Dritës, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0./IndeksOnline/