75 Mall Live Search
16:55 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Prishtina – Malisheva dhe Feronikeli ’74 – Gjilani

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të javës së tretë të superligës së kosovës në futboll.

Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi prej dy golave ndaj skuadrës së Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Leotrim Kryeziu shënoi golin e parë në minutën e 11-të, ndërsa Drilon Islami dyfishoi rezultatin në minutën e 37-të.

Në ndeshjen tjetër mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0./IndeksOnline/