Përfundojnë pjesët e para të tre ndeshjeve në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të javës së 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 si mysafire e Gjilanit, me golin e Bajram Jashanicës në minutën e 37-të, shkruan IndeksOnline.
Me rezultat të njëjtë ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes Trepça ’89 – Prishtina.
Skuadra nga kryqyteti ka shkuar në pushim me golin e Kreshnik Ukës nga penalltia në minutën e 39-të.
Pjesa e parë e ndeshjes mes Malishevës dhe Llapit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Gjilan 0-1 Ballkani,
Trepç ’89 0-1 Prishtina,
Malisheva 0-0 Llapi./IndeksOnline/