Përfundojnë pjesët e para të tre ndeshjeve në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet (VIDEO)

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të javës së 19-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Në 45 minutat e para janë shënuar vetëm katër gola, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi, Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-0, si mysafire e Malishevës.
Të tre golat janë shënuar nga sulmuesi Albion Rrahmani, në minutat 26′, 35′ dhe 45′.
Edhe skuadra e Llapit ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Drenicës.
Golashenues ishte Francisco Riviera nga penalltia në minutën e 13-të.
Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes mes Gjilanit dhe Ferizajit, përfundoi pa gola 0-0./IndeksOnline/