75 Mall Live Search
13:55 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / Gj Sh

Përfundojnë pjesët e para të tre ndeshjeve nga java e 19-të e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të javës së 19-të të Superligës.

Skuadra e Prishtinës ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Dukagjinit, me golin e shënuar nga Gjelbrim Taipi, shkruan IndeksOnline.

Me rezultat të njëjtë, Drenica e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Llapit, ku galashenues ishte futbollisti nga Venezuela, Ronaldo Chacon.

Ndërkoha pjesa e parë e ndeshjes Ferizaji – Drita, u mbyll me rezultat 0-0./IndeksOnline/