Përfundojnë pjesët e para të tre ndeshjeve të javës së 24-të të Superligës
Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të sotme të vlefshme për javën e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Prishtinës ka shkuar në pushim me epërsi ndaj rivalit lokal, Prishtinës së Re, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Me rezultat të njëjtë, Drenica është duke udhëhequr si mysafire e Gjilanit.
Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Ferizaji, u mbyll me barazim 1-1./IndeksOnline/

