Përfundojnë pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme të javës së 27-të

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme të javës së 27-të, në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi po e shfrytëzon për mrekulli gabimin e Ballkanit dhe Dritës, duke shkuar në pushim me epërsi 2-0 ndaj Lirisë, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Podujeva, me këtë rezultat do të jetë lidere e re e Superligës së Kosovës.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani pas 45 minutave po udhëheq 1-0 ndaj Dukagjinit.
Me rezultat të njëjtë, Feronikeli ‘74 ka shkuar në epërsi kundër Fushë Kosovës./IndeksOnline/