75 Mall Live Search
15:51 / E Diele, 05 Maj 2024 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të pesë ndeshjeve të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi 2-0 ndaj Dukagjinit, shkruan IndeksOnline.

Drita e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Fushë Kosovës.

Katër gola janë shënuar në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi dhe Feronikeli kanë shkuar në pushim me barazim 2-2.

Në dy ndeshjet tjera, Liria – Prishtina dhe Malisheva – Gjilani, pjesët e para u mbyllen me barazim 0-0./IndeksOnline/