75 Mall Live Search
20:19 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

Përfundojnë punimet e sinjalizimit për rregullimin e kyçjes direkte për hyrje-daljet në QMU

Kanë përfunduar punimet e sinjalizimit për rregullimin e kyçjes direkte për hyrje-daljet në QMU në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

I njëjti thotë se me këtë këtë do të ndihmohet që koha e intervenimit në raste urgjente të vazhdon të ulet nën mesataren e 6 minutave.

Ky është postimi i tij:

Me mbikqyrjen e ekipeve të Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Drejtorisë për Shërbime Publike, kanë përfunduar punimet e sinjalizimit për rregullimin e kyçjes direkte për hyrje-daljet në Qendrën e Mjekësisë Urgjente (QMU) në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Me këtë do të ndihmohet që koha e intervenimit në raste urgjente të vazhdon të ulet nën mesataren e 6 minutave.