17:00 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Përfundojnë të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës

Kanë pëfunduar të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Ballkanit, që është kampioni i këtij edicioni 2023/24 mposhti 2:1 Prishtinën me gola te realizuar nga Edvin Kuç dhe Armend Thaqit, shkruan Indeksonline

Drita barazoi ndaj Malishevës, me golat e realizuar nga Besnik Krasniqi dhe Drilon Hazrollaj.

Llapi mposhti me rezultat të thellë 1:5 Lirinë e Prizrenit e cila sezonin e ardhshëm do bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Golat për ekipin e Tahir Batatinës i shënuan: Arbnor Ramadani, Ahmed Januzi, Csissokho (autogol) dhe Muhamet Hyseni (2).

Kujtojmë që katër skuadra që do na përfaqësojnë në Europë, janë: Ballkani, Llapi, Drita dhe Malisheva.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 do të luaj në barazh me fituesin e duelit Dinamo Ferizaj dhe Prishtinës së Re./Indeksonline/

Rezultatet e javës së fundit:

Dukagjini 2:4 Gjilani

Ballkani 2:1 Prishtina

Liria e Prizrenit 1:5 Llapi

Fushë Kosova 0:3 Feronikeli 74.

Drita 1:1 Malisheva