Përfundojnë testimet te Interi, këto janë rezultatet

Interi ka përfunduar testimet sa i përket skuadrës së parë dhe stat teknik, magazinierëve dhe kështu me radhë.
Asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv karshi koronavirusit dhe nga sot do të rinisin stërvitjet individuale dhe fakultative brenda kompleksit stërvitor “Appiano Gentile”.
Vetë klubi ka komunikuar këtë gjë duke u shprehur se “Suning Training Centre” është gati për lojtarët dhe që do të respektohen të gjitha udhëzimet e duhura që janë përcaktuar në protokoll.
Zikaltërit kanë kthyer me kohë të gjithë lojtarët që njëkohësisht janë mbyllur në shtëpiat e tyre për një periudhë të caktuar.