22:56 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përfundojnë tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të  Play-offit të Ligës së Kampionëve.

Gjysmëfinalistët e sezonit të fundit, Ajax kanë barazuar në Qipro kundër APOEL-it pa gola, shkruan Indeksonline.

Holandezët në 10 minutat e fundit luajtën me një lojtar më pak pasi Mazraoui u ndëshkua me të kuq.

Slavia Prague fituan si mysafir të CFR Cluj me rezultat minimal 0-1.

Me të njëjtin rezultat fitoi në Austri edhe Club Brugge në ndeshjen kundër vendasve të LASK Linz.

Nesër do të zhvillohen edhe tri ndeshjet tjera, Dinamo Zagreb – Rosenborg, Olimpiacos – Krasnodar dhe Young Boys – Zvezda. /IndeksOnline/