10:00 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / AR

Përfundojnë xhirimet e filmit “Ni Rrugedalje”

Filmi i shkurtër artistik “Ni Rrugedalje” me regji të Lum Radoniqit dhe me producent Arbër Gjonin ka nisur xhirimet me datë 29 shtator dhe kanë përfunduar me 1 tetor, duke përfshirë edhe disa ditë paraprake të xhirimit me dron.

Ky film trajton një temë të ndjeshme ku një djalë pas ndarjes nga e dashura, detyrohet të kalojë karantinën i vetëm.

Për të bërë këtë kohë më të lehtë, ai vendos të përdorë një set VR për të shpërqendruar veten dhe përjetuar përsëri hapësirën e jashtme.

Postimi i plotë i QKK-së:

‘Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër artistik “NI RRUGEDALJE”, me regji te Lum Radoniqit dhe me producent Arbër Gjonin. Filmi trajton një temë të ndjeshme ku një djalë pas ndarjes nga e dashura, është i detyruar të kalojë karantinën i vetem. Për të bërë këtë kohë më të lehtë, ai vendos të përdorë një set VR për të shpërqendruar veten dhe përjetuar përsëri hapësirën e jashtme.Xhirimet e filmit kanë zgjatur nga data 29 shtator deri më 1 tetor, përfshirë edhe disa ditë paraprake të xhirimit me dron.’/Indeksonline/