75 Mall Live Search
22:00 / E Premte, 28 Mars 2025 / Gj. Sh

Përfundon ”agjërimi” i Prishtinës, e bën ”bajram” ndaj Feronikelit ’74

Prishtina ka shënuar fitoren e parë në Superligë, pas plot 10 ndeshjeve.

Skuadra nga kryeqyteti sonte mposhti Feronikelin ’74 para tifozëve vendas në ”Fadil Vokrri”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Feronikeli ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Suhejlj Muharem, në minutën e 37-të.

Golin e barazimit e shënoi Leotrim Kryeziu në 45+1.

Prishtina arriti të marr tre pikë nga kjo përballje, fal golit të shënuar nga Ron Raqi, në minutën 90+2.

Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelës.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 renditet e fundit, me 14 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/