09:16 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Përfundon aksioni i madh i Kastratit, ndau nga 2 herë ndihma në vendet e prekura me Covid-19

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka përfunduar ndarjen e pakove ushqimore-higjienike dhe miellit në gjitha qytetet e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë të shkurtër për “Indeksonline”, ai ka treguar për punën e palodhshme që e realizuan gjatë gjithë këtyre javëve kritike që vendin e kaploi pandemia Covid-19.

Kastrati në fillim shprehu dhimbje për gjithë personat e prekur me koroanvirus duke shprehur në shërimin e tyre.

“Lus Zotin që të gjithë ata që janë të prekur me koronavirus ta  gjejnë shërimin sa më të shpejtë. “Jetimat e Ballkanit” qysh nga fillimi i pandemisë kanë qenë aktiv.  Sot jemi në Komunën e Hanit të Elezit që është komuna e fundit që bimë ndihma. I kemi pru për 100 familje”, ka thënë ai.

Humanisti Kastrati tregoi se në disa vende të izoluara  dorëzoi nga dy herë ndihma.

“I kemi përfunduar të gjitha komunat në Kosovë. Në disa komuna që ishin të futura në karantinë më herët kemi qenë dy herë. Ju kemi thënë gjithë kryetarëve që nëse kanë nevojë le të na lajmërojnë”, ka deklaruar ai.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Ndërsa, për bashkëpunimet me shoqatat tjera humanitare, konkretisht me Elvis Naçin, Kastrati theksoi se nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Jetimët e Ballkanit nuk ka bashkëpunime me asnjë organizatë tjetër,  i ka donatorët e saj kudo që janë të  cilët e bëjnë punën qe 11 vite”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Image may contain: one or more people, shoes and outdoor
Image may contain: 1 person, standing
No photo description available.
Image may contain: 1 person, standing, beard and outdoor
Image may contain: 1 person, standing, walking and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing and outdoor, possible text that says 'AUTOLARJE'
Image may contain: 2 people, people standing, mountain, sky, outdoor and nature
Image may contain: 1 person, standing and outdoor
Image may contain: one or more people
Image may contain: 1 person, standing and shoes