75 Mall Live Search
20:34 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Gj Sh

Përfundon aventura e Bashkimit në Evropë

Skuadra e Bashkimit e ka përfunduar aventurën në garat evropiane të basketbollit.

Nënkampioni i Kosovës, sonte pësoi humbje nga skuadra polake Anwil Wloclawek, me rezultat 93-71 në FIBA Europe Cup.

Bashkimi në ndeshjen e parë fitoi me rezultat 80-75, por nuk mjaftoi për kualifikim në fazën tjetër./IndeksOnline/