21:54 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Përfundon “aventura” e Gjilanit në Evropë

Gjilani është eliminuar nga kualifikueset e Conference League.

“Skifterat” janë eliminuar nga skuadra Progres Niedercorn e Luksenburgut, me rezultat të përgjithshëm 4-2, shkruan IndeksOnline.

Gjilani në ndeshjen e kthimit e cila u zhvilua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mposht me rezultat minimal 2-0.

Antoine Mazure-Hanus dhe Walid Jarmouni ishin golashenues për skuadrën e Progres Niedercorn./IndeksOnline/