Përfundon aventura e Malishevës në Ligën e Konferencës, eliminohet nga Buducnosti

Ka përfunduar aventura e Malishevës në Ligën e Konferencës dhe garat evropiane për këtë sezon.
Malisheva u eliminua në rrethin e parë kualifikues nga skuadra e Buducnostit, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Mali i Zi arriti ta përmbyste rezultatin 1-0, nga ndeshja e parë, duke fituar sonte me rezultat 3-0.
Igor Ivanovic hapi serinë e golave në minutën e 5-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 56-të, Buducnosti dyfishoi rezultatin me golin e Draga Grivic, ndërsa golin e sigurisë e shënoi Vladimir Perisic në minutën e 88-të.
Malisheva debutoi për herë të parë në garat evropiane, duke regjistruar një fitore dhe një humbje, por nuk arriti të kualifikohet në raundin tjetër./IndeksOnline/