75 Mall Live Search
22:59 / E Martë, 02 Maj 2023 / MSH

Përfundon bastisja e shtëpisë së Gani Sopit

Ka përfunduar bastisja e shtëpisë së Gani Sopit në Prishtinë.

Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë edhe dëshmitar në Dhomat e Specializuara, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shtëpia e Sopit kishte katër orë që po bastisej nga EULEX-i.

Arsyet e kësaj bastisjeje akoma nuk dihen.