75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / k.v

Përfundon bastisja në shtëpinë e Ismail Sylës, i sekuestrohet vetëm telefoni (Foto)

Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e Ismail Sylës, ish këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se Sylës i është sekuestruar vetëm telefoni.

Kujtojmë se të hënën dhe të martën, Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kryer bastisje në shtëpitë e tre ish këshilltarëve të Thaçit – Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami.