75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 31 Tetor 2023 / mp

Përfundon bastisja në Zveçan, nuk ka asgjë të konfiskuar

Sapo ka përfunduar akcion bastisje në Zveçan, në objektin e magazinës “Metal”.

Ky kërkim, siç ka theksuar  për Indeksonline zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, nuk ka të bëjë fare me rastin Banjsko.

Sipas tij drejtoria e veriut vetëm i ka asistuar Njësisi kundër Krimeve të Rënda nga Prishtina dhe se nga kjo bastisje nuk është gjetur asgjë. /Indeksonline/