75 Mall Live Search
21:37 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përfundon dekorimi i sheshit në Bujanoc, komuna falënderon Shpend Ahmetin

Dekorimet në prag të festave të fundvitit kanë përfunduar edhe në Bujanoc.

Sheshi tani duket shumë bukur përderisa kjo komunë ka falënderuar të parin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe komunën në përgjithësi për donacionin e dhuruar.

Në njoftimin e komunës së Bujanocit thuhet se dekorimi përfundoi falë përkushtimit të komunës dhe donacionit të siguruar nga Komuna e Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Tutje u tha se fëmijëve të Bujanocit iu është mundësuar të përjetojnë çaste të mrekullueshme përgjatë këtyre festave.

Postimi i plotë:

Ka përfunduar dekorimi i Sheshit në qytetin e Bujanocit

Bujanoci, falë përkushtimit të komunës dhe donacionit të siguruar nga Komuna e Prishtinës, rrespektivish kryetari i saj Shpend Ahmeti, sonte po duket më bukur se çdoherë më parë.

Fëmijëve të Bujanocit iu është bërë e mundur të përjetojnë çaste të mrekullueshme përgjatë festave të fundvitit.