75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / MSH

Përfundon dita e parë e garave në Lojërat Mesdhetare, këto janë arritjet e përfaqësuesve nga Kosova

Në Oran të Algjerisë janë duke u mbajtur Lojërat Mesdhetare, ku Kosova po përfaqësohet nga 39 sportistë.

Tashmë edhe ka përfunduar dita e parë e lojërave, në të cilat morën pjesë shtatë lojtarë.

Arritjet e tyre, sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, janë si në vijim:

Karate

Albulena Gërvalla zuri vendin e pestë në kategorinë -55 kg. Karateistja e kaloi rrethin e parë pa luftë, në të dytën shënoi fitore, ndërsa në zonën e medaljeve, pësoi dy humbje, njërën në gjysmëfinale, ndërsa tjetrën në repesazh.

Elhami Shabani pësoi humbje në rrethin e parë nga kampioni olimpik, italiani Luigi Busa, kategoria -75 kg.

Adelina Rama u mund në rrethin e parë nga qipriotja, Anthi Stylianou, kategoria -61 kg.

Boks

Shpetim Bajoku shënoi fitore në rrethin e parë të kategorisë -63 kg. Ai mundi tunizianin Abdesalem Sassi, me vendim unanim të gjyqtarëve. Bajoku u kualifikua në çerekfinale dhe është një fitore larg medaljes.

Patriot Behrami u mund në rrethin e parë të kategorisë -69 kg. Ai pësoi humbje nga marokeni Hamza El Barbari, pasi trajneri Besim Brahimi dorëzoi meçin.  Sipas trajnerit, Patriotit iu shfaq një lëndim në raundin e tretë.

Gjimnastikë

Valëza Rama ka debutuar sot në Lojërat Mesdhetare. Ajo pësoi lëndim gjatë garës, lëndim të cilin e trashigoi nga stërvitjet e djeshme, për çka ia pamundësoi të vazhdoj tutje.

Badminton

Rinor Gllarevës i është shtyrë gara e cila ishte paraparë të mbahej sot. Ai garon të martën. 

Ndërkohë, sot do të garojnë dhe shtatë sportistë të tjerë.

Melos Gashi dhe Fortesa Orana do të garojnë në sportin e karates, Vullnet Tashi garon në tenis, Alban Sopa e Egzon Shala në mundje, Elvis Çitaku në gjimnastikë dhe Lorent Murati në boks.

May be an image of ‎text that says '‎DITA2 #TEAMKOSOVA KOSOVO وهران ထ oran2022 2022 ORARI I GARUESVE Të KOSOVES 27 QERSHOR 2022 EMRI/MBIEMRI MBIEMRI SPORTI Melos Gashi KAT/DIS Karate ORA KS/AL Fortesa Orana Vullnet Tashi -84kg Karate 10:10/09:10 +68 kg Tenis Alban Sopa 12:20/11:20 Ind. Mundje 12:00/11:00 St.Lirë Egzon Shala Elvis Çitaku Lorent Murati Mundje 11:40/10:40 10:40 St.Lirë Gjimnastikë 12:30/11:30 Ind. Boks 16:00/ 15:00 -57kg 19:00/18:00 PARTNERET TANỀ FURTEEN Olive RTK ) gjirafa.com HotelSRUS‎'‎