Përfundon drama, Italia në finale të Europianit!

Italia ka kaluar në finale të Euro 2020.
Skuadra e drejtuar nga Mancini mposhti Spanjën me rezultat 4-2 nga ekzekutimi i penalltive.
Ndeshja e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.
Golat u shënuan nga Cheisa në minutën e 60-të dhe Morata në minutën e 80-të.
Në finale, Italia do të takohet me fituesin e ndeshjes Angli – Danimarkë. /IndeksOnline/