75 Mall Live Search
21:02 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Gj. Sh

Përfundon ”drama” në Prizren, Bashkimi fiton derbin ndaj Trepçës

Bashkimi ka fituar debin e javës së 15-të ndaj Trepçs në Superligën e basketbollit.

Rezultati përfundimtar në palestrën ”Sezai Surroi” ishte 76-72, shkruan IndeksOnline.

Bashkimi kishte epërsi që nga fillimi i ndeshjes, madje pjesën e parë e mbylli me 12 pikë epërsi.

Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte Drilon Hajrizi i Trepçës, me 23 pikë të shënuara.

Dyshja amerikane e Bashkimit, Wendell Green dhe Mack Smith shënuan secili nga 20 pikë.

Trepça vazhdon të jetë lidere e tabelës me 26 pikë, një më shumë se Bashkimi./IndeksOnline/