Përfundon e qetë protesta në veri (Foto)

Ka përfunduar e qetë protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut. Në këtë protestë kanë mbajtur fjalime liderët politik të serbëve të Kosovës, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre. Po ashtu në protestë ka folur edhe ish-komandanti i Policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Përfaqësuesit e Listës Serbë në fjalime e tyre thanë se janë kundër shkeljes së të drejtave të tyre nga institucionet e Kosovës.
“Nuk duam të jemi qytetarë të rëndit të dytë. Nuk do të lejojmë të na shkelën të drejtat. Së bashku duhet ti zgjidhim problemet e krijuara”, kanë thënë përfaqësuesit e Listës Serbe.
Fjalimet po vazhdojnë ndërsa deri më tani protesta është e qetë. Atë po e monitoron Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX./IndeksOnline/
