07:56 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Përfundon ëndrra e Serena Williams, eliminohet nga Australian Open

Tenistja më e fortë femër, Serena Williams e ka përfunduar aventurën e saj në Grand Slamin, Australian Open.

Amerikania u mposhtë 2 me 0 në sete [6-3 dhe 6-4] nga tenistja, Naomi Osaka, shkruan IndeksOnline.

Osaka në moshë 23-vjeçare ishte dukshëm më e mirë sesa shumëfishë kampionia Serena – e cila po ashtu nuk arriti të mbërrij në 24 tituj të Grand Slam.

Me fitore Osaka kualifikohet në finalen e madhe të Australian Open, ku do të luaj ndaj amerikanes, Jennifer Brady, kjo e fundit e mposhti 2 me 1 çeken, Muchova./IndeksOnline/