75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 26 Mars 2024 / LB

Përfundon ëndrra për “Dardanët”, mposhten në Slloveni

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U-19 u mposhtën nga Sllovenia me rezultatin 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Adil Maliqi, nuk arriti të sigurojë kualifikimin dhe humbja nga Sllovenia konfirmoi atë.

Golat u shënuan nga Cuber-Potocnik në minutën e 40-të dhe Jevsenak në minutën e 87-të.

Kosova përfundoi në vendin e 3-të në grupin ku përfshihej Austria, Sllovenia si dhe Spanja e cila u kualifikua./IndeksOnline/