75 Mall Live Search
23:07 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Gj Sh

Përfundon faza e ligës në Europa League, këto janë tetë skuadrat më të mira

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Europa League.

Lyon, Aston Villa, Porto, Nottingham Forest, Betis e Midtjelland kanë shënuar fitoret e radhës, shkruan IndkesOnline.

Befasi ishte barazimi i Romës me skuadrën greke, Panathinaikos.

Me këto ndeshje janë konfirmuar edhe tetë skuadrat e para, të cilat kualifikohen në 1/8 e finales.

Lyon renditet e para në tabelë me 21 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa.

Në pozitat e tjera renditen edhe Midtjylland, Betis, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma.

Ndërkohë skuadrat nga pozitat 9-24 do të luajnë në fazën e play-offit.

Shorti për fazën e play-offit do të hidhet ditën e nesërme./IndeksOnline/