75 Mall Live Search
07:38 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / MSH

Përfundon gara për Krisën, Tiri shpërthen në lot

Krisa është eliminuar mbrëmë nga “Big Brother VIP Albania”, duke i dhënë fund garës për çmimin e madh.

Në një nominim të fortë me të gjitha vajzat e shtëpisë, Krisa është larguar si banorja më pak e votuar në shtëpi.

Kjo nuk është pritur mirë nga partneri i saj, Tiri, i cili shpërtheu në lot.

Ai u shpreh se këshillat e tij mund ta kenë penguar Krisën të bëjë lojën e saj në këtë reality-show.

Përpara largimit, Krisa i kërkoi Tirit të vazhdojë këtë rrugëtim edhe për të.