Përfundon gjithçka, Drita humb ndeshjen e pare ndaj Inter Turkut

Drita ka pësuar humbje 1-0 ndaj Inter Turkut në ndeshjen e pare kualifikuese për Konferencë Ligë, raporton Indeksonline.
Golin e fitores për skuadrën finlandeze e ka shënuar 19 vjeçari Jussi Niska në minutën e 77.
Drita nga minuta e 75-të luajti me një futbollistë më pak pasi që mbrojtësi Ilir Blakqori u ndëshkua me karton të kuq.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet me 12 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Indeksonline/