75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Përfundon gjithçka, gjiganti italian nënshkruan me Ramseyn

Raportet nga Italia po pohojnë se Ramsey ka nënshkruar një para-kontratë me Juventusin, ndërsa mesfushori do të bashkohet në verë me skuadrën italiane.

Uellsiani ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, ndër to edhe Real Madrid e Milan, por duket se Juventus ka fituar garën për transferimin e tij.

Besohet se 28-vjeçari ka vënë lapsin në letër në një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 145,000 funte një javë.

Ramsey ka 11 vite që luan në Arsenal. Ai nënshkroi në vitin 2008 për klubin londinez duke u transferuar nga Cardif City për 4.8 milionë funte. /IndeksOnline/