22:55 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / C E

Përfundon gjithçka në Grupin G, City e Leipzig kualifikohen në rundin tjetër

Manchester City dhe Leipzig nga grupi G kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Anglezët mposhtën Young Boys me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së katërt.

Golat për Cityn i shënuan dy Haaland (23’ dhe 51’) dhe një tjetër Foden në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër, Leipzig ka fituar në Beograd ndaj Zvezdës me rezultat 1-2.

City është në vendin e parë me 12 pikë, tri pikë më shumë se Leipzig në vendin e dytë. Zvezda dhe Young Boys kanë nga një pikë dhe do të luftojnë për vendin e tretë. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore