19:07 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përfundon intervista maratonike e Thaçit në Hagë, nuk deklarohet për media

Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi për të dytën ditën radhazi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Thaçi pak minuta më parë është larguar nga objekti i Speciales pa u deklaruar për media, shkruan Indeksonline.

Gjashtë orë dje dhe gjashtë orë të tjera sot Thaçi është intervistuar në Hagë, pas propozim-aktakuzës kinse për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Para këtij objekti dje dhe sot qëndruan qytetarë të shumtë të cilët shprehën përkrahen e tyre për Thaçin si dhe luftën e UÇK-së.

Thaçi deklaroi dje se kjo ftesë është tentativë për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe është një lloj propagande politike në momentet më kyçë, ku gjendet shteti i Kosovës në këtë fazë të dialogut me Serbinë /Indeksonline/