75 Mall Live Search
19:24 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / OSH

Përfundon intervistimi i kandidatëve për Drejtor të RTK-së, ky është rezultati i tyre

Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së të shtunën ka intervistuar kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë.


Tre kandidatë që kanë qenë në testin me shkrim (Fisnik Durguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi) nuk janë paraqitur në intervistë.


Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së.


Kandidatët janë përgjigjur në pesë pyetjet e njëjta te përpiluara nga komisioni (një orë para intervistës), ndërkaq secili anëtar i komisionit vlerësimin e ka bërë në mënyrë të pavarur për secilën pyetje. Gjithashtu, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e
komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.


Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë:

Gjithashtu, bashkangjitur mund të gjeni vlerësimin e secilit anëtar të komisionit për secilën pyetje, për secilin kandidat.


Vendimi formal, kandidatëve do t’u dërgohet brenda afatit kohor ligjor.